×
  • Extra
  • Stil

    Moda nuk njeh moshë, momentet ikonike nga jeta e Mbretëreshës Elizabeth

    Reporteri
    10 Shtator 2022 | 16:54

    Mbretëresha ndërroi jetë dy ditë më parë në moshën 96-vjeçare. Dashur padashur, ajo është bërë pjesë e kulturës pop. Ajo ka qenë shumë herë në qendër të modës pasi veshjet që ka zgjedhur për daljet e saj publike kanë pasur gjithmonë një nuancë të theksuar për t’u dalluar nga turma. Kjo është arsyeja pse asaj iu dha një titull tjetër, ai i “Mbretëreshës së ylberit”. Në pjesën e “look-ut” gjërat ishin disi më të thjeshta.

    Flokët e saj kaçurrela kafe të prera ishin stili i saj stoik. Ndërsa rritej, ajo mbajti të njëjtin prerje flokësh, duke i lënë të zbardhen. Vetë ajo përvetësonte një grim të caktuar me nuanca të qeta dhe patjetër pa ekzagjerime. Megjithatë, ka pasur disa raste kur asaj i pëlqente të provonte nuanca të theksuara të buzëkuqit.

    Lilibet kishte dashuri për buzëkuqët dhe kjo ishte diçka që mund ta dalloje lehtësisht. Edhe në paraqitjet e saj të fundit, ajo u kap nga kamera duke ribërë buzëkuqin, një nga zakonet e saj të preferuara publike. Edhe ndoshta pjesa më interesante ishte se përputhej me veshjet e saj shumëngjyrëshe. Më poshtë janë 11 nga momentet e saj më ikonike të bukurisë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!