Simptomat e kancerit të mushkërive mund të jenë shumë të ngjashme me ato që shkaktojnë sëmundje më pak serioze.
Kështu, për shembull, kollitja e shpeshtë zakonisht shkakton ankth, ndërkohë që infeksionet e rregullta të rrugëve të frymëmarrjes shpesh mund të jenë vetëm një shenjë e imunitetit të dobësuar ose ekspozimit ndaj alergeneve.
Sidoqoftë, nëse vuani nga dhembja në gjoks, nuk keni oreks, keni humbur disa kilogramë, merri frymë me vështirësi dhe kolliteni, është e rëndësishme që të flisni me mjekun tuaj sa më shpejt që të jetë e mundur për të eliminuar dyshimet mbi kancerin e mushkërive.
Është veçanërisht e rrezikshme që kanceri i mushkërive të mos japë asnjë simptomë në fillim të sëmundjes, prandaj nuk është çudi që quhet “vrasësi i qetë”, transmeton Reporteri.net.
Lloje të ndryshme të kancerit vijnë përgjithësisht me simptoma të ndryshme. Megjithatë, të gjithë llojet e kancerit kanë një pikë të përbashkët: simptomat e tyre shfaqen zakonisht në duar.
Sipas një ekipi ekspertësh britanikë, këto shenja shfaqen zakonisht në formën e plasaritjes apo ënjtjes së duarve./Reporteri.net