×
  • Extra
  • Stil

    Nëse keni probleme me flokët, kthehuni në kuzhinë dhe përdorni miell

    Reporteri
    11 Tetor 2021 | 11:15

    Mielli në kuzhinë mund të shërbejë për diçka që nuk na i kishte marrë mendja më parë.

    Atë mundemi ta përdorim për të trajtuar flokët tanë.

    Duke përdorur miell ne mundemi të ushqejmë flokët tanë me shumë nga vitaminat që i mungojnë atyre, për t’i mbajtur të shëndetshëm dhe të ripërtërirë.

    Mielli është i mirë për flokët, sepse përmban niseshte, e cila shkrin yndyrën nga flokët dhe koka.

    Vitaminat, zinku, hekuri dhe lëndë ushqyese të tjera do të forcojnë flokët, dhe pas larjes me miell, do të bëhen më të butë.

    Megjithatë, do të ishte mirë të shmangni miellin e grurit për këtë trajtim. Më e mira është të përdorni miell thekre ose miell qiqrash.

    Si t’i lani flokët me miell?

    Përzieni një gotë ujë dhe 4 lugë miell. Përzieni derisa të formohet një pastë kremoze, dhe nëse dëshironi, mund të shtoni disa pika vaj esencial të livandos.

    Aplikoni përzierjen në flokë dhe lëreni deri në 10 minuta.

    Në fund, shpëlajini mirë flokët dhe lajini me shampon të zakonshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!