×
  • Extra
  • Stil

    Ngjyra që do të mbizotërojë këtë vit u përket grave me karakter të “hekurt”

    Reporteri
    02 Shtator 2022 | 17:50

    Ngjyra e kaltër në rroba rrezaton energji të fortë, posaçërisht nëse dëshironi t’i vishni, apo i keni në gardërobën tuaj.

    Nëse i vishni shpesh rrobat me ngjyrë të kaltër, duhet ta dini që ato kanë energji shumë të fortë. Konsiderohet që zgjedhja e ngjyrës së kaltër mund të tërheqë lumturi në fusha të ndryshme të jetës, aq më tepër në atë të dashurisë.

    Posaçërisht ka tërhequr vëmendje më të madhe nuanca e kaltër falë promovimit të koleksionit të ri të shtëpisë së Modës Balenciaga, pastaj është bërë aktuale në fustanin e markës së sipërpërmendur kur në ‘Oscar’ u shfaq ylli televiziv Kim Kardashian.

    ljo ngjyrë moderne është sikurse nuancat e tjera trendi dhe është në gjendje të ngre humorin dhe vetvetiu mbështetet në trend-in e stilit dopamin të veshjes.

    Edhe pse nuanca e ceruleanit ende nuk e ka pushtuar plotësisht skenën e modës, deri tani nuk kanë mundur t’i rezistojnë adhurueset e shumta, ndërsa në raftet e markave të ndryshme do të gjeni lehtësisht shumë copa në këtë nuancë të theksuar blu. /tch

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!