×
  • Extra
  • Stil

    Njerëzit që ankohen ua dëmtojnë shëndetin, aq sa të pinë duhan aty ku rrini ju

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 21:19

    Një studim interesant i nga Jessica Hullinger, ka zbuluar se njerëzit që ankohen, jo vetëm që dëmtojnë vetën, por edhe njerëzit përreth.


    Hullinger në këtë studim thotë se dëmet që i bën ankimi janë të barabarta me tymosjen pasive. Pra një person dëmtohet nga personi që ankohet në prezencë të tij, po aq sa dikush i shkakton dëm dikujt kur konsumon cigare në prezencë të tij.

    “Kur ankoheni, truri liron hormonet e stresit që dëmtojnë lidhjet nervore në zonat e përdorura për zgjidhjen e problemeve dhe funksioneve të tjera njohëse, kjo ndodh edhe kur dëgjojmë dikë tjetër që ankohet dhe rënkon”, thuhet në studim.

    Ndërsa këshilla më e mirë që vjen nga ky studim, është, që të largohemi nga njerëzit që ankohen vazhdimisht, të cilët mundohen ta bëjnë vetën të lumtur duke dëmtuar njerëzit tjerë me pakënaqësinë e tyre. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!