Pse duhet ta mbani larg ujit fytyrën kur bëni dush

Sado qejf duket të heqësh make up-in ndërkohë që bën dush, mund të jeni duke bërë një gabim shumë të madh që lë pasoja në lëkurën e fytyrës. Kjo e fundit është shumë herë më tepër e ndjeshme sesa lëkura e trupit dhe nëse s’bëni dush me ujë të ftohtë, më mirë të mos e prekni fare me duar.


Ka disa arsye pse fytyra nuk lahet gjatë kohës që bëni dush!

1. Aknet (nëse keni) mund të përkeqësohen.

Dushet e nxehta heqin yndyrnat natyralë që i duhen lëkurës për të qendruar e shëndetshme dhe për t’u dukur në formën më të mirë të mundshme. Nëse keni aktualisht fytyrë të thatë, larja e saj në dush vetëm sa do ta përkeqësonte. Mund ta lyeni më tej me hidratant, por gjendja vetëm sa do të përkeqësohet dhe lëkura do të bëhet më e ndjeshme.

2. Ndikon tek tonaliteti i fytyrës.

Që do të thotë se mund të dilni prej aty me lëkurë të skuqur.

3. Mund të shkaktojë rudha të parakoshme.

E keni vënë re si rrudhen gishtat tuaj prej dushit? Kjo ndodh sepse uji i rrjedhshëm heq gjithë hidratimin prej lëkurës dhe dëmton shtresën mbrojtëse të saj. E njëjta gjë vlen dhe për fytyrën, nëse vazhdimisht e ekspozoni ndaj ujit të nxehtë.

4. Edhe lëkura më e shëndetshme bëhet më e ndjeshme

Do të thahet, bëhet më e ndjeshme dhe e acaruar. Qëndroni larg dusheve, aq më tepër në dimër kur fytyra është e predispozuar të jetë më e ndjeshme ndaj tharjes dhe acarimit.