×
  • Extra
  • Stil

    Pse Mbretëresha Elizabeth e bënte grimin e saj vetë?

    Reporteri
    10 Shtator 2022 | 21:20

    Sipas rrobaqepëses së Mbretëreshës, Angela Kelly, Mbretëresha Elizabeth ishte përgjegjëse për stilin dhe grimin e saj.

    Mbretëresha, ndonëse gjithmonë ka ndjekur me rigorozitet protokollin dhe ndërkohë që mund të kishte gjithmonë dikë që të kujdesej dhe ta grimonte në evente zyrtare, ajo e bënte vetë grimin për paraqitjet e saj zyrtare. Gjithmonë kam insistuar për grim të thjeshtë, thonj nude, por ndryshe nga grimi i saj i pëlqente ngjyrat e ndezura në veshje!

    Ndërsa ajo në përgjithësi e bënte grimin e saj, një ditë në vit ajo lihej në duart e një grimieri profesionist.

    Në librin e saj të ri, “Ana tjetër e monedhës”, Angela Kelly zbuloi se Mbretëresha e bënte grimin e saj pothuajse çdo ditë. Por ka pasur një herë çdo vit kur Mbretëresha punësonte një make up artist, dhe kjo ishte kur ajo u shfaq në kamera për fjalimin e saj vjetor për Krishtlindje!

    Ky fjalim u regjistrua dhe u luajt në të gjitha kanalet e Britanisë dhe jo vetëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!