×
  • Extra
  • Stil

    Sharon Stone, gruaja luftëtare: Sulmi në tru ia shkatërroi jetën, por ajo u ngirit sërish!

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 12:12

    Aktorja amerikane, regjisorja dhe ish-modelja  Sharon Stone gjatë ditës së djeshme festoi ditëlindjen e 61-të!

    Ajo u lind në vitin 1958 në Midville të Pensilvanisë. Jetoi me nënën e saj, Dorothy Mary, babain Jozef,  punëtor në një  fabrikë lokale, vëllaun e madhe Michael, motrën e vogël Kelly dhe vëllaun tjetër Patrick.

    Ata e konsideronin atë një fëmijë të talentuar e cila kur i kishte vetëm 5 vjet vijonte klasën e dytë të shkollës fillore. Shkollën e mesme e përfundoi në  Pensilvani më 1975 dhe pastaj u regjistrua në Universitetin e Edinburgut. Gjatë studimeve ajo aplikoi për Qarkun Miss County Craff dhe fitoi. Si rezultat, ajo mori pjesë në zgjedhjet e Miss Pensilvanisë, ku gjyqtarët ishin impresionuar nga ajo dhe e këshilluan që të fillonte karrierë si modele, gjë të cilën edhe e bëri. Dy vjet më vonë, ajo kuptoi se dëshironte të ishte aktore, jo modele, shkruan Reporteri.net.

     E njohur për skena të turpshme

    Fillimisht  nisi të punojë  në televizion si aktore në reklama, pas së cilës u shfaq në  filmin Voodoo Alena Stardust Memories në një rol të vogël. Një vit më vonë, i erdhi roli i parë i vërtetë në filmin horror Deadly Blessing. Megjithatë, ajo fitoi një popullaritet të madh në filmin Total Recall në vitin 1990, shkruan Biography.org.

    Në vitin 1995, ajo fitoi yllin e saj në Bulevardin e të famshmëve.

    Shumë aktorë refuzuan role të shumta për shkak të skenave të zhveshura, kurse Sheronit pikërisht këto role të tilla i sollën famë dhe e bënë aë një seks simbol. Ajo ka fituar miliona dollarë në më shumë se 100 filma dhe prodhime televizive dhe ka fituar shumë çmime prestigjioze dhe madje edhe më shumë nominime. Ajo fitoi dhjetë çmime dhe 41 nominime, duke përfshirë çmimin Emmy, Golden Globe dhe dy MTV Film Awards.

    Stone mbuloi  kopertinat e  rreth 300 revistave dhe në vitin 1986 pozoi lakuriq për revistën Vogue, të cilën ajo e përsëriti katër vjet më vonë për të promovuar filmin Total Recall.

    Në vitin 1992, revista People e vendosi atë në listën e 50 njerëzve më të bukur në botë, gjersa revista Empire në  vitin 1995 e renditi në mesin e  100 yjeve  më seksi të historisë së filmit. Dy vjet më vonë ajo u vendos në listën e 100 yjeve më të mirë të filmave të të gjitha kohërave. Katër dokumentarë u realizuan për të dhe u shkruan disa biografi.

    Sulm në tru në moshën 43 vjeç

    Në vitin 2001, Sharon pësoi një goditje të rëndë, nga e cila nuk u shërua për një kohë të gjatë. Më vonë ajo zbuloi se gjendja e saj shëndetësore ishte aq e rëndë sa iu desh të mësojë përsëri gjërat themelore si të folurit, të ecurit dhe të shkruair, Kjo ngjarje ndikoi ndjeshëm në karrierën e saj, sepse ajo ishte praktikisht harruar  në Hollywood.

    “E gjithë jeta ime u fshi, ata më shikuan si mall të dëmtuar dhe shmangën bashkëpunimin me mua”, tha aktorja, e cila  në atë kohë u tërhoq nga aktrimi dhe iu dedikua edukimit të tëmijëve.

    Punë humanitare

    Sharon Stone është një nga figurat e famshme që po luftojnë për paqe në mbarë botën. Për shkak të angazhimit të saj, ajo mori Çmimin Nobel të Paqes. Sharon ka ngritur fonde për të ndërtuar 28 shkolla në të gjithë Afrikën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!