×
  • Extra
  • Stil

    Si të largohet myku

    Reporteri
    27 Nëntor 2023 | 14:23

    Kondensimi i ajrit brenda shtëpisë mund të krijoi myk.

    Kjo ndodh pasi brenda në shtëpi grumbullohet ajër apo edhe avull përmes gatimit, tharjes së rrobave brenda si dhe nëse dikush lahet dhe e lë hapur derën e banjës, duke mos hapur dritaren menjëherë pas këtyre proceseve. Myku mund të rritet veçanërisht kur lejohet të qëndrojë për periudha të zgjatura kohore, raporton TrueValue.

    Myku zakonisht shfaqet në mure, tavane dhe dysheme të shtëpive ku menaxhimi i lagështisë nuk është në maksimum. Në veçanti, bodrumet, muret e dushit dhe dritaret janë zona ku myku zakonisht i pëlqen të jetojë.

    Myku i zi gjendet shpesh brenda shtëpive me dëmtime të tepërta të lagështisë në mure dhe sipërfaqe të tjera. Ka mjaft të këqija shëndetësore që vijnë nga toksinat e mykut, por vetë myku nuk është i dëmshëm.

    Myku i bardhë gjendet shpesh në mjedise të freskëta dhe të lagështa si në bodrumet në mure dhe struktura të tjera.

    Myku i kaltër është një tjetër ngjyrë e zakonshme e mykut të shtëpisë që mund të shfaqet në zonat e lagështa të shtëpisë, si në muret e banjës dhe tavanet. Lagështia që ndërtohet në mure pas dusheve të gjata e me avull mund të jenë kushtet e duhura që ky myk të fillojë të formohet dhe të lulëzojë.

    Myku i gjelbër është gjithashtu shumë i zakonshëm në shtëpi dhe si myku i kaltër shpesh shfaqet në zona të lagështa si në muret e dushit dhe qoshet e lagështa. Ashtu si me shumicën e mykut, myku i gjelbër mund të hiqet duke e gërryer me një solucion me ujë që përmban zbardhues.

    Nuk ka asnjë mënyrë për të eliminuar të gjitha sporet e mykut brenda hapësirave të brendshme. Por çelësi për kontrollin e mykut është kontrollimi i lagështisë së brendshme.

    Rregullimi i problemit me pikjen e ujit mund të ndihmoi shumë, pasi të teret hapësira nuk do të krijohet më lagështi.

    Reduktimi lagështisë së ajrit brenda shtëpisë mund të ndihmojë gjithashtu. Kjo arrihet përmes de-lagështuesve.

    Parandalimi i kondensimit gjithashtu mund të ndihmojë. Kjo arrihet duke riparuar muret e jashtme të shtëpisë nga ku mund të hyjë të ftohtit e lagështia.

    Gjithashtu pasi të shihni që dritaret tuaja janë avulluar, menjëherë thajini ato duke i fshirë me një leckë të thatë.

    Pra është e rekomandueshme që dhomat e shtëpia të ajrosen sa më shumë të jetë e mundur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!