Simptomat që tregojnë se keni probleme me tiroiden, një test që mund ta bëni në shtëpi

Gjëndra tiroide ndodhet në pjesën e përparme të qafës, rreth grykës (trakesë) dhe prodhon hormone që ndihmojnë në kontrollin e shumë funksioneve vitale të trupit. Nëse trupi prodhon shumë hormone tiroide, mund të zhvilloni një gjendje quajtur hipertiroidizëm. Nëse trupi prodhon shumë pak hormon tiroide, quhet hipotiroidizëm. Të dyja kushtet janë serioze dhe duhet të trajtohen.

Tiroida juaj ka një punë të rëndësishme – lirimin dhe kontrollin e hormoneve që kontrollojnë metabolizmin. Metabolizmi është një proces ku ushqimi që merrni në trupin transformohet në energji. Kjo energji përdoret në të gjithë trupin. Mendoni për metabolizmin si një gjenerator i cili merr energji të papërpunuar dhe e përdor atë për të fuqizuar diçka më të madhe.

Sëmundja e tiroides është një term i përgjithshëm për një gjendje mjekësore që e ndalon gjëndrën tiroide nga prodhimi i sasisë së duhur të hormoneve. Tiroidja zakonisht prodhon hormone që e bëjnë trupin të funksionojë normalisht.

Çfarë e shkakton sëmundjen e tiroides? Siç e thamë, dy llojet kryesore të sëmundjes janë hipotiroidizmi dhe hipertiroidizmi. Të dyja kushtet mund të shkaktohen nga sëmundje të tjera që ndikojnë në mënyrën e funksionimit të gjëndrës.

Kushtet që mund të shkaktojnë hipotiroidizëm përfshijnë:

– Tiroiditi: Ul sasinë e hormoneve që prodhon tiroidja.
– Tiroiditi Hashimoto: Gjendje autoimune ku qelizat e trupit sulmojnë dhe dëmtojnë tiroiden. Kjo është një gjendje e trashëguar.
– Tiroiditi pas lindjes: Ndodh 5% deri në 9% të grave pas lindjes. Zakonisht është një gjendje e përkohshme.
– Mungesa e jodit: Jodi përdoret nga tiroidja për të prodhuar hormone. Mungesa e jodit është një çështje që prek disa miliona njerëz në të gjithë botën.
– Tiroide që nuk funksionon: Ndonjëherë, gjëndra tiroide nuk funksionon si duhet që nga lindja. Nëse nuk trajtohet, fëmija mund të ketë probleme fizike dhe mendore në të ardhmen.

Kushtet që mund të shkaktojnë hipertiroidizëm përfshijnë:

– Sëmundja Graves: Në këtë gjendje e gjithë gjëndra tiroide mund të jetë tepër aktive dhe të prodhojë shumë hormone.
– Nyjet: Hipertiroidizmi mund të shkaktohet nga nyjet që janë tepër aktive brenda tiroides.
– Tiroiditi: Ky çrregullim mund të jetë ose i dhimbshëm ose nuk kuptohet fare. Tiroidja lëshon hormonet që janë ruajtur atje; mund të zgjasë për disa javë ose muaj.
– Jod i tepërt: Kur keni shumë jod, tiroidja prodhon më shumë hormone tiroide sesa i nevojiten.

Cilat simptoma të zakonshme?

Fatkeqësisht, simptomat e një sëmundjeje të tiroides janë shpesh shumë të ngjashme me shenjat e gjendjeve të tjera mjekësore dhe fazat e jetës. Kjo mund ta bëjë të vështirë të dini nëse simptomat tuaja lidhen me një çështje të tiroides ose diçka tjetër krejtësisht. Në pjesën më të madhe, simptomat mund të ndahen në dy grupe – ato që lidhen me hormonet e tepërta të tiroides (hipertiroidizëm) dhe ato që lidhen me të pasurit shumë pak hormon tiroide (hipotiroidizëm).

Simptomat e hipertiroidizmit

– ankth, nervozizëm dhe acarim
– probleme me gjumin
– humbje në peshë
– dobësi dhe dridhje e muskujve
– menstruacione të parregullta ose ndalim i ciklit menstrual
– të ndjeshëm ndaj nxehtësisë
– probleme me shikimin dhe acarimin e syve

Simptomat e hipotiroidizmit

– ndjenja të lodhjes
– shtim në peshë
– harresë
– menstruacione të shpeshta
– flokë të thatë dhe të trashë
– zë të ngjirur
– intolerancë ndaj temperaturave të ftohta

Sëmundja e tiroides mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar sepse simptomat ngatërrohen lehtësisht me ato të gjendjeve të tjera. Për fat të mirë, ka teste që mund të ndihmojnë në përcaktimin nëse simptomat janë shkaktuar nga një çështje e tiroides.

Një vetë-ekzaminim:

1. Identifikoni ku gjendet tiroidja (pjesa e përparme e qafës, pak më poshtë se molla e Adamit)
2. Ktheni kokën mbrapa dhe shihni në një pasqyrë. Përmirësoni hapësirën në mënyrë që ta shihni veten në pasqyrë teksa keni kokën pas.
3. Pini ujë duke e mbajtur kokën mbrapa.
4. Shihni tiroiden teksa kaloni ujin poshtë. Nëse vini re gunga ose kokrra duhet të kontaktoni me mjekun. Përsëriteni testin disa herë për ta parë më mirë.

Megjithatë, ndonëse mund të mos shihni ndryshime të vetë-ekzaminim, nëse keni simptomat e mësipërme dhe dyshoni se mund të keni një problem me tiroiden, duhet të kontaktoni me mjekun.