Rreth një dekadë më parë, pothuajse askush – përveç artistëve të grimit – nuk e dinte se çfarë ishte konturimi. Tani, me ndihmën e Kim Kardashian, të gjithë e dinë dhe shumica e grave e kanë provuar të paktën një herë. Me kalimin e viteve, kjo teknikë e veçantë është aplikuar për t’i dhënë “thellësi” shumë pjesëve të trupit, përveç se fytyrës, siç është dekolteja për shembull.
Tani, mund ta bëni edhe në thonjtë tuaj, nëse dëshironi që ata të duken më të gjatë se sa janë në të vërtetë. Tingëllon e çuditshme, por është shumë e thjeshtë dhe gjithçka që duhet të bëni është të lini një diferencë të vogël në anët e thonjve pa manikyr.
Kjo vlen për ata që i pëlqejnë thonjtë e gjatë, por nuk munden dot për shkak se i kanë thonjtë e dobët.