Ky është vendpushimi më i shtrenjtë në botë, ku kostoja për një natë kushton 10 mijë euro, transmeton Reporteri.net.
Bëhet fjalë për ishullin privat të Banvas që ndodhet në brenda arkipelagut Palavan në Filipine.
Në këtë vendpushim, mysafirët kanë në dispozicion 15 hektarë tokë private, ku ata mund të relaksohen duke lujatur tenis, volejboll plazhi, ose thjesht të notojnë në ujërat e kristalta blu të Detit Sulus, shkruan The Independent.
Ky vendpushim i mahnitshëm mund të pranojë vetëm 48 vizitorë në të njëjtën kohë, të cilët vendosen në vilat luksoze në bregdet, secila me një pishinë, tarracë dhe xhakuzi.
Restoranti shërben ushqim të freskët lokal ose fruta të Detit Sulus. Ata që duan të eksplorojnë natyrën mund të shohin speciet e rrezikuara të breshkës së detit Hawksbill dhe zogun Megapodius./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.