×
  • Extra
  • Stil

    Vitamina D: Ja pse është e rëndësishme për shëndetin

    Reporteri
    20 Korrik 2021 | 20:40

    Dëshironi të qëndroni të zhdërvjellët apo elastik gjatë gjithë jetës tuaj?


    Atëherë sigurohuni që duhet të merrni mjaftueshëm vitaminë D.

    Vitamina D ka lëndë ushqyese që ndihmojnë në rregullimin e sasisë së kalciumit dhe fosfatit në trupi, dy gjëra që janë thelbësore për shëndetin e kockave dhe muskujve.

    E njohur si “vitamina e diellit”, vitamina D prodhohet natyrshëm nga trupi kur jeni të ekspozuar ndaj rrezeve të diellit, si dhe në disa ushqime të ndryshme veza, kerpudhat, sardelet, qumështi i sojës, tuna, skumbri.

    Përfitimet shëndetësore të vitaminës D:

    Shëndeti i kockave: Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në përthithjen e kalciumit dhe mirëmbajtjen e niveleve të fosforit në gjak. Njerëzit kanë nevojë për vitaminën D, për të lejuar që zorrët të thithin kalciumin dhe ta rimarrin.

    Shëndeti i muskujve: Kërkimet tregojnë se 30% e thithjes së fosfatit në zorrë varet nga vitamina D (fosfati ju lejon të tkurrni muskujt).

    Sistemi nervor: Disa studime kanë treguar se vitamina D ndikon në aftësinë tonë vendimmarrëse, për t’u përqendruar dhe për të ruajtur informacionin. Studiuesit tregojnë se njerëzit me nivele më të ulëta të vitaminës D kanë aftësi më të dobëta në vendimmarrje dhe vështirësi në përqendrim.

    Sistemi imunitar: Vitamina D ndihmon në parandalimin e infeksioneve, duke përmirësuar aftësinë e trupit për të bllokuar bakteret e dëmshme dhe për të përmirësuar sistemin imunitar.

    Risk i ulët për sëmundje kardiovaskulare: vitamina D është thelbësore për shëndetin e zemrës, mungesa e kësaj vitamin mund të krijojë problem serioze kardiovaskulare, si hypertension, atak kardiak etj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!