×
  • Extra
  • Stil

    Xhinset ideale që do të dominojnë në vjeshtë

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 12:02

    Vjeshta po vjen më shpejt nga ç’kemi dashur dhe po ashtu, edhe tendencat e reja të xhinseve që do të kenë ndikim gjatë gjithë sezonit të freskët.

    Xhinset po bëhen më të gjata dhe më të gjera, beli po zvogëlohet dhe prirja drejt palosjeve të hershme sa vjen e bëhet më e fortë. Po cili është modeli që këtë vjeshtë do ta shikoni më shumë se çdo stil tjetër?

    Xhinset super të gjera

    Ok, koha e xhinseve të ngushta duket se është harruar. Prej kohësh, ju të gjithë mund të jeni ndier mirë me to, por me modelin super të gjerë këtë vit, do të ndjeni rehati dhe do të gjeni një lloj lehtësimi që nuk e keni provuar. Pavarësisht siluetave, xhinset ‘ultra baggy’ ju sigurojnë freski më shumë se çdo model tjetër.

    Askush nuk po e bën më mirë se Balenciaga për momentin. Marka e famshme e fashionit ka hedhur në treg këtë lloj modeli, të cilin tashmë e kanë veshur edhe disa vajza të njohura të showbiz-it.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!