×
  • Extra
  • Extra

    Të moshuarin e detyrojnë të largohet nga ishulli, ku jetoi 32 vite i vetmuar

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 9:37

    “Për më shumë se 32 vjet, Mauro Morandi, ka qenë banori i vetëm i një ishulli përrallor në Detin Mesdhe. Megjithatë ai tani duhet të largohet nga aty pasi akuzohet se ka kryer disa ndryshime të paligjshme në kasollen e tij, një ish-stacion radioje që daton që nga Lufta e Dytë Botërore.


    Morandi tha për gazetën “The Guardian” se ai do të transferohej në një banesë të vogël në ishullin e afërt të La Maddalena: “Jeta ime nuk do të ndryshojë shumë, unë do të shoh akoma detin.”

    Morandi, një ish-mësues, mbërriti rastësisht në ishullin Budelli, në brigjet e Sardenjës, ndërsa u përpoq të lundronte nga Italia në Polinezia, 31 vjet më parë.

    Ai ra në dashuri me ujërat e kristalta të ishullit, rërën e pastër, perëndimin magjepsës të diellit dhe vendosi të qëndrojë aty. Menjëherë pasi zbarkoi më 1989, Morandi zbuloi që kujdestari i ishullit po dilte në pension. Varka e shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim i gjendjes së tij fizike, mendore dhe
    emocionale në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës.

    Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e 7 ishujve që formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena. Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm.

    I vetëm në ishull, Morandi e kalonte ditën duke admiruar detin, duke thithur ajrin e pastër, duke mbledhur dru, duke gatuar dhe duke postuar në Instagram!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!