Pas rënies së Facebookut, Instagramit dhe Threadsit, Elon Musk pronar i rrjetit social X si dhe përdoruesit e këtij rrjeti, filluan të tallen në llogari të rivalëve, transmeton Reporteri.net. 

Meta, Facebook dhe Instagram ishin jashtë funksionit për gati një orë.

Musk postoi deklaratën e kreut të zyrës për komunikim në Meta, Andy Stone – duke ironizuar me tre pinguinë (Facebook, Instagram Threads” duke i qëndruar gatitur pinguinit që mbi kokë kishte logon X.

Reklamë

Sikur kjo të mos mjaftonte, “tallja” vazhdoi kur Musk shkroi një postim interesant në të cilin thuhej: “Nëse jeni duke e lexuar këtë postim, kjo do të thotë se serverët tanë janë duke punuar”, duke ironizuar me ato të Meta që ishin jashtë funksionit.

Pas gati një orësh jashtë funksionit, aplikacionet e “Metas”, “Facebook”, “Instagram” dhe “Threads” janë kthyer në funksion.

Reklamë

Rrjetet sociale të “Metas” kthehen në funksion