×
  • Extra
  • Extra

    Tregimi interesant i burrit që gjeti dashurinë e jetës së tij në një varrezë

    Reporteri
    22 Shtator 2021 | 16:46

    Kthesa e papritur ndodhi kur një burrë takoi gruan e tij të ardhshme pasi vizitoi varrin e babait të tij.


    Matt – apo @sixthformpoet siç njihet në Twitter – ka shpërndarë tregimin e tij se si ai e takoi gruan e tij. Tregimi i tij fillon me vizitën e tij të varri i babait që e bënte shpesh dhe vënien në dukje se në drejtim të varrit të babait të tij, një varr nuk kishte ndonjë lule apo ai nuk vizitohet nga të tjerët. Gjatë kohës, ai bëhet jashtëzakonisht kuriozë për të shikuar gurët e varrezave dhe aty hasi në varrin e një 37 vjeçari, i cili kishte vdekur në Ditën e Krishtlindjeve.

    “Ai kurrë nuk kishte lule. I vdekur në Ditën e Krishtlindjeve në moshën 37 vjeçare, askush nuk linte lule për të edhe pse varri i tij ishte afër një luleshitësi të varrezat. Kështu, fillova të blejë për të lule. E di që tingëllon e çuditshme, por e mendoja atë si një shok”, tha Matt.

    Kështu ai fillojë ta pyes vetveten nëse ka ndonjë lidhje të panjohur me burrin duke menduar se çfarë mund t’i bënte ata së bashku, kështu që Matt vendosi për të kërkuar në Google për të, për të zbuluar më shumë për të.

    Ajo çfarë ai nuk priti ishte se burri në fakt ishte një vrasës. Nuk keni nevojë t’i vëni syzet, në fakt lexuat mirë, ai ishte një vrasës.

    Ai kishte vrarë gruan e tij dhe prindërit në Ditën e Krishtlindjes dhe pastaj ishte dalë para një treni që kalonte të tuneli Balcombe, duke vrarë vetveten.

    “Kjo ishte arsyeja pse askush nuk i linte atij lule. Askush, pos meje. I lashë lule çdo dy javë për dy vjet e gjysmë”, shtoi ai.

    Tani, Matt do të ndihej fajtor për viktimat e vrasësit dhe ndjeu sikur ai e kishte për borxh një kërkim falje. Kështu që ai kërkoi për të parë se ku ishin varrosur të tjerët dhe shkoi për të kërkuar falje.

    Derisa ai ishte duke kërkuar falje në mes të varrit, një grua paraqitet pas tij dhe pyeti se kush ishte ai dhe pse po fliste me varret e tezës dhe gjyshërve të saj.

    Meqë nuk kishte rrugëdalje, Matt nuk kishte opsion tjetër përveçse të shpjegonte gjendjen në të cilën ishte futur. Gruaja tha se asaj i dukej e çuditshme por “gjest i ëmbël” dhe pas pak gjendja shpirtërore e tyre ndryshoi pasi që Matt e pyeti atë për të pirë bashkë një pije.

    “E jashtëzakonshme, ajo tha po. Dy vite më vonë ajo tha përsëri po kur e pyeta nëse do të martohej me mua”, shtoi Matt.

    Tregimi i jashtëzakonshëm i Matt eksplodoi në rrjetet sociale kur ai e postoi prapë më 2019, dhe nga ajo datë deri me tani ai ka marrë më shumë se 600 000 pëlqime dhe më shumë se 300 000 ri cicërime në Twitter.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!