Lideri i AAK-së dhe ish-kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar babanë e tij të ndjerë Hilmiun në ditën e tij të lindjes.

Më një fotografi shumë speciale ku gjenden anëtarë të tri familjeve që dhanë shumë për këtë vend Haradinaj e ka kujtuar babanë. Në fotografi përveç Hilmi Haradinajt me të bijtë janë edhe Rifat Jashari dhe babai i dëshmorit Ilir Konushevci, shkruan Reporteri.net.

“Rruga jote jetësore ishte plot dhimbje e padrejtësi, por ti ishe i pathyeshëm. Po na mungon urtësia jote Plak!”, ka shkruar Haradinaj.

Reklamë