Videoja e çuditshme, kanali për fëmijë në YouTube paralajmëron se bota do të vuante nëse Bill Gates do “zhdukej”

Një kanal ‘edukativ’ në YouTube që synon fëmijët ka lëshuar një video rrënqethëse duke paralajmëruar shikuesit e saj të rinj se bota do të bëhej një vend shumë më keq nëse themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe miliarderë të tjerë do zhdukeshin.


Në videon e çuditshme të titulluar ‘Po sikur Bill Gates të Zhdukej?’ Dhe etiketuar me ‘hashtags #kids# fëmijë#arsim, treguesi paralajmëron që nëse Gates do të zhdukej, bota do bëhej një vend më i keq.

Publikuar në janar, por me vëmendjen e marrë ditët e fundit, animacioni tregon dy burra të etiketuar si “Energji e Pastër” dhe “Shoqata e Mjekëve”, duke qarë pasi Bill Gates zhduket.

Videoja vijon më tej duke paralajmëruar se Fondacioni Bill dhe Melinda Gates është ‘fondacioni më i madh privat bamirës në të gjithë botën’ dhe se nëse ai zhduket, ‘filantropia do të marrë një goditje të madhe’. Ai shtoi se nëse Gates do të zhdukej, miliarderë të tjerë gjithashtu mund të ndalojnë të japin para për bamirësi.

Zhdukja e Gates mund të çojë gjithashtu që ‘përpjekjet për ruajtjen e klimës’ të marrin një goditje të rëndë. Më tej në videon për fëmijë tregohet se Warren Buffett, investitori i famshëm amerikan ‘do t’i mungonte shumë shokut të tij më të mirë’. Një karikaturë Buffett shihet i ulur në një stol dhe duke qarë.

Video e çuditshme u shfaq në kanalin AumSum Time për fëmijë, i cili ka mbi dy milion abonentë dhe gati 600 milion shikime totale të shpërndara në të gjitha videot e saj. Sipas LinkedIn, kanali e ka bazën në Indi dhe është themeluar nga Chinmay Shah.