×
  • Extra
  • Extra

    Vjehrra e bastis martesën dhe e denoncon dhëndrin

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 8:35

    Ky është momenti shokues kur një vjehërr ka bastisur një ceremoni martese për të denoncuar se dhëndri është një burrë i martuar me bijën e saj.


    Pamjet tregojnë nënën e tërbuar nga inati që hyn mes ceremonisë ku dhëndri i saj po martohet me të dashurën, para familjes e miqve në provincën Chai Nat në Tailandë.

    Nusja e re raportohet se e dinte se burri ishte i martuar më parë, por qëndron përkrah dhëndrit të habitur, ndërsa murgjit vazhdojnë të këndojnë bekimet për ceremoninë fetare budiste.

    33 vjeçarja Nipapan Peuchpen, thotë se bashkëshorti i saj polic Sergeant Sarunyoo Mukaew, 34 vjeç, takohej fshehtësisht me të dashurën e tij prej mëse një viti.

    Bashkëshortja shtonte se e kishte mbajtur sekrete lidhjen jashtë martesore të burrit për hir të dy vajzave të saj, 15 dhe pesë vjeçe, derisa mësoi për martesën e jashtëligjshme që po organizohej.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!