Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka vlerësuar lart sulmuesin e kombëtares sonë, Vedat Muriqi, pasi me golin e tij shpëtoi Kosovën sonte nga humbja prej Greqisë.
Çitaku thotë se ka takuar presidentë e kryeministra, por kurrë në jetë nuk është ndjerë më e vogël se në takimin që ka zhvilluar me Vedat Muriqin.
“Kam taku Presidentë shtetesh, Kryeministra, etj etj… por kurrë në jetë nuk jam ndi ma e vogël se afër të madhit @MuriqiVedat”, ka shkruar Çitaku në Facebook.