×
  • Extra
  • Extra

    Zafir Berisha me fjalor të padepiluar: Haki Abazin e quan “leshkuq” e VV-në “legena”

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 18:08

    Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka folur rreth zgjedhjes së presidentit të vendit, duke folur edhe për mundësinë e zgjedhjes së Vjosa Osmanit.


    Megjithatë, ai iu ka referuar Lëvizjes Vetëvendosje si “legenë të cilët po thonë se subjektet politike nuk kanë qare pa e votu Vjosa Osmanin”.

    “Nëse qenke fitues atëherë zgjedhe vetë presidentin, por kur të duhet ndihmë duhet të ulesh me forcat e tjera politike me negociu, se po të duhen edhe 20 vota ndoshta“, ka thënë Berisha në Kanal 10.

    Berisha ka përmendur edhe deklaratat e Haki Abazit, të cilit iu ka referuar si ‘leshkuq‘.

    “Ai leshkuqi, nëse më lejohet të them, thotë se bashkëpunojmë me LDK-në nëse Vjosa Osmani bëhet kryetare“, ka thënë Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!