Një çift në Zelandën e Re zbuloi atë që besohet se është patatja më e madhe në botë. Colin dhe Donna Craig-Brown po pastronin kopshtin e tyre gushtin e kaluar, kur papritur pikasën trupin misterioz të madh nëntokë.

Fillimisht ata besuan se ishte një kërpudhë e çuditshme dhe nisën të gërmonin tokën për ta nxjerrë. “Dukej si një tumor i shpifur”, tha Colin. Menjëherë ai preu një copë për të verifikuar çfarë kishte gjetur dhe u kthye nga gruaja duke i thënë: “Është një dreq patateje!”.

Pas peshimit u mor vesh se ishte një patate që peshonte 7,8 kg, të cilën edhe e emërtuan “Dug”. Por teksa postimi i tyre në Facebook nisi të shpërndahej në rrjet, mbesa e tyre u dha idenë që ta çonin te Rekorded Guinness, pasi kishte një rekord për pataten më të madhe në botë, që deri në atë kohë ishte 4,9 kg.

Reklamë

Edhe pse zyrtarizimi i rekordit nuk ka mbërritur ende, çifti neozelandez është i lumtur me pataten e vet, të cilën e trajton si të ishte pjesë e familjes. “E thyejmë apo jo rekordin, nuk ka shumë rëndësi për ne”, tha Colin.