×
  • Extra
  • Extra

    Zbulohet shifra e çmendur e veshjes së Cristiano Ronaldo-s

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 9:55

    Cristiano Ronaldo, një ndër futbollistët më të suksesshëm në historinë e futbollit, ishte i pranishëm së fundmi në një konferencë ndërkombëtare në Dubai. Ajo që ra në sy të të gjithëve ishte unaza prej diamanti dhe ora Rolex.


    Unaza e diamantit, ngjyrë e verdhë, është unazë që ka një vlerë prej 200 mijë paund, sipas The Sun. Ajo përmban një diamant të madh të verdhë të rrethuar nga një aureolë me diamante të bardhë dhe të vendosur në një brez me diamante.

    Ndërsa ora ka një çmim akoma më marramendës, 380 mijë paund dhe mendohet të jetë ora më e shtrenjtë që Rolex ka bërë ndonjëherë. Ka në përbërje ar të bardhë dhe diamante.

    34-vjeçari ishte pjesë e panelit, në Konferencën Ndërkombëtare të Sporteve në Dubai.

    Futbollisti nuk kursehet asnjëherë me blerjet e tij dhe po ashtu për t’i bërë dhurata partneres së tij, Georginës. Së fundmi, ai e ka surprizuar atë duke i dhuruar asaj vilën e ëndërrave e cila kap vlerën e rreth dy milion e gjysmë eurove, jo në Torino, ku ata aktualisht banojnë me fëmijët e tyre, por në Madrid.

    Por a do të thotë gjë për largimin e CR7 nga Juventusi?

    Performancat e Ronaldos me fanellën bardhezi nuk kanë qenë në nivelin e duhur javët e fundit, dhe thashethemet për një largim nga Torino tashmë janë në horizont.

    Blerja e vendbanimit të ri larg nga vendi ku jetonte futbollisti në kohën e Real Madrid nuk bëri asgjë tjetër përveç se i shtoi zërat. Ndërkohë gazeta portugeze “Correio da Manhã”, ka qetësuar tifozët e Juves duke thënë se blerja u bë vetëm si një investim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!