Dubravka Aksiq nga Podgorica është fituese e konkursit tradicional të shtrirjes, i cili u mbajt në Fshatin Etno të Malit të Zi në Donja Brezna, raporton RTCG, transmeton Reporteri.net.


Ajo qëndroi shtrirë për 117 orë, duke thyer rekordin e mëparshëm.

Fituesi do të marrë shpërblim prej 300 euro.

Reklamë

Rekordi i mëparshëm i të qëndruarit i shtrirë ishte 52 orë.

Ndryshe, ky është një konkurs në të cilin Mali i Zi është unik në Evropë, dhe është veçanërisht interesant për shkak të stereotipit të pranuar për këtë komb se ata janë dembelë. /Reporteri.net