Argjentina ka qenë shumë pranë golit të barazimit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, por fati nuk ka qenë në anën e kampionëve në fuqi.

Në minutën e 75-të, Alexis Mac Allister provoi me kokë pas një aksioni të ndërtuar mirë, por topi u ndal në shtyllë, duke lënë rezultatin të pandryshuar.

Pak minuta më herët, në minutën e 68-të, Nico Gonzalez ishte gjithashtu pranë golit, por Jordan Pickford realizoi një pritje spektakolare, duke i mohuar një gol të sigurt me kokë.

Reklamë

Në minutën e 72-të, të dy trajnerët kryen zëvendësime. Te Anglia, Ezri Konsa zuri vendin e Anthony Gordonit, autorit të golit të vetëm të takimit. Ndërkohë, Argjentina aktivizoi Rodrigo De Paul, Gonzalo Montiel dhe Nicolas Otamendi në vend të Giuliano Simeones, Nahuel Molinës dhe Lautaro Martinez.

Argjentina po shton presionin në kërkim të barazimit, por Anglia vazhdon të mbrojë epërsinë 1:0.