Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka falënderuar ekipin pas triumfit historik të kombëtares së Kosovës në futboll kundër Sllovakisë.

Kosova fitoi 3 me 4, duke mundësuar finalen në play-off kundër Turqisë.

“Historike! Dardanë, faleminderit”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Reklamë

Kosova ka realizuar një fitore fantastike në fushë kundërshtare ndaj Sllovakisë, me rezultatin 4:3.

Kombëtarja “Dardane” e nisi me disavantazh sfidën, teksa sllovakët realizuan gol shumë herët, që në minutën e 6-të me anë të Valjent.

Hoxha barazoi për Kosovën në minutën e 21-të. Ndërsa, vendasit realizuan përsëri në fund të pjesës së parë me Haraslin. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2:1 për ekipin e Sllovakisë.

Pjesa e dytë foli për Kosovën, që përmbysi gjithçka. “Dardanët” shënuan tre gola rresht me Asllanin, Muslijan dhe Hajrizin. Strelec shëoi në minuta shtesë, por që nuk ndryshoi asgjë në rezultatin final. Në fund çdo gjë u mbyll me rezultatin 4:3 për Kosovën, që ka shënuar sonte dhe një fitore historike.

Reklamë

Tashmë, Kosova do të përballet me Turqinë në finalen e play off, ku do vendoset se cila përfaqësuese do të shkojë në Botëror.