Një tekst i fuqishëm nga Stefano Massini dhe regjisorja Driada Dervishi, bëjnë bashkë 11 aktore.
Drama “7 minuta” e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, vazhdon turneun e saj dhe së shpejti do të vihet në skenën e Pallatit të Kulturës, në Ersekë.
Në këtë shfaqje do të interpretojë një trupë aktoresh të mirënjohura: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha, Rudina Dembacaj, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Paola Kodra, Ajlin Petrela dhe Xhoana Karaj.
Pjesa teatrale trajton historinë e një grupi punëtoresh të një biznesi tekstilesh i cili do të blihet nga një kompani shumëkombëshe. Gratë duken të lehtësuara që nuk do të ketë pushime nga puna por, në marrëveshjen e shitjes ka një pikë të veçantë. Të mbyllura në një dhomë, 11 gratë diskutojnë nëse do e pranojnë uljen prej 7 minutash të pushimit të drekës. 7 minuta fillimisht u duken pak, por debati nis e nxehet dhe çdo grua sjell në atë dhomë, gjithë jetën e saj, përpara se të japë votën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.