Ceremonia e ndarjes së çmimeve, e cila mbahet që nga viti 1992, “MTV Movie and TV Awards”, është anuluar për këtë vit dhe pritet të mbahet vitin e ardhshëm në një format të ri.
Anulimi ndodhi pasi aktorja e mirënjohur, Drew Barrymore, nuk pranoi ta udhëhiqte spektaklin pas grevës së skenaristëve dhe aktorëve, e cila u mbajt vitin e kaluar në Hollywood, dhe si rezultat spektakli mbeti pa udhëheqës, raporton FemaleFirst.
“I kam dëgjuar skenaristët, dhe në mënyrë që t’i respektoj me të vërtetë, do të heqë dorë nga udhëheqja e spektaklit ‘MTV Movie and Tv Awards’ dhe do të solidarizohem me protestuesit. Gjithçka që ka të bëjë me filmin e televizionin është lindur nga kreativiteti i tyre dhe deri sa të arrihet marrëveshja, po zgjedh të pres e ta shikoj spektaklin nga shtëpia dhe shpresoj të më bashkëngjiten”, pati thënë Drew në një deklaratë për Variety, vitin e kaluar.
Ajo e ka vlerësuar MTV-në si një ndër partnerët më të mirë me të cilët ka punuar ndonjëherë.
Shefi ekzekutiv i këtij spektakli ka thënë se ekipi i tij dhe ai i Drew patën formuar një atmosferë familjare.
Ndërkohë Bruce Gillmer nga “Paramount Global”, kishte thënë se Drew ka qenë e mrekullueshme.