Aktorja e njohur kosovare, Arta Muçaj, është emëruar drejtoreshë e teatrit ‘Dodona’ në kryeqytet, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, e cila ka thënë se që nga themelimi ‘Dodona’ nuk është drejtuar nga një grua.
“Teatri Dodona është themeluar më 12 nëntor 1986 me angazhimin e pashoq të Rabije Bajramit dhe Ismajl Ymerit dhe që nga atëherë nuk është drejtuar nga një grua. Nga sot Teatrit “Dodona” do të udhëhiqet nga aktorja e mirënjohur Arta Mucaj”, shkroi Halimi në një postim në rrjetin social Facebook.
Më tej ajo i ka uruar punë të mbarë aktore Muçaj në detyrën e re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.