Botohet në Indi libri me poezi i autorit kosovar Engjëll Berisha

Në Indi, botohet poeti Engjëll I. Berisha, nga shtëpia botuese më e madhja në botë për botimet me poezi “Publisher of World Poetry”, – Ficktion & Art, në Nju Delhi, Indi, me librin më të ri poetik “Thirsty Time”, Selected poems, (Koha e etur), përkthyer nga Jeton Kelmendi dhe redaktuar nga Padmaja Lyengarn.

Kjo shtëpi botuese, konsiderohet më e madhja në botë, për nga volumi i botimeve me poezi, duke krijuar një koleksion me diversitet të lartë botërorë, të ofrimit të poetëve nga të gjitha vendet e globit, në disa gjuhë, me theks të veçantë në botimet në gjuhën angleze. Është një tjetër atmosferë e këtij globi ku i bashkon popujt për të përngjasuar me njëri tjetrit, e që është gjuha poetike, e këtë po e bëjnë disa shtëpi botuese nëpër vendet e ndryshme.

India me 1.3 miliardë banorë, është prej vendeve që nderon autorin, Engjëll I. Berisha, sepse edhe libri i botuar aty, gjendet në këtë shumësi lexuesish, por edhe me mundësi tjera të kërkimit në Amazon dhe rrjete të shumta ndërkombëtare, në pesë gjuhë me poezitë e tija. Lajmi për prezantimin e poetit Berisha në këtë përzgjedhje poetësh, bëhet nga Cyberwit.net, duke qenë lajm i mirë edhe për poezinë shqipe, ngase mundësia e publikimit jashtë kufijve të ngushtë ë pasuron në bibliografi poetin dhe letërsinë shqipe.

Autori Engjëll I Berisha, është i prezantuar edhe në Amerikë me librin “How much time for an age” ( 2011). “ Kafka e kohës” (2011), e në disa revista për kulturë.

Në Kinë në tri antologjitë “World poertry” Yearbook, 2013/2014.2015.

Në Portugali, nga PEN Club Portugues në Antologjinë, “OS DIAS DA PESTE”, Centenario da PEN Internacional 1921 – 2021.

Në Kenya, “ I Cant Breathe”, A poetic Anthology, nga Kistrec Theatre International, Keny (Afrikë).

Ndërsa në Itali me librin në gjuhën italiane, “Labirinto di pensieri” ( Labirint mendimesh), botues “Le Mezzelane Casa Editrice”.

Në Bukuresht me librin “Varsta Cuvintelor” ( Mosha e fjalëve). Po ashtu janë edhe disa antologji të përzgjedhura që është e prezantuar poezia e poetit Berisha, si në Rumuni, në Portugali, në Kinë, e në Indi. (shiko – Wikipedia).

Autori deri me tani ka botuar tetë vëllime me poezi autoriale në gjuhën shqipe. Tri përzgjedhje me poezi, e dy libra me rrëfime e reportazhe. Dy libra nga lufta e fundit dhe tri Monografi. Si dhe një libër profesional nga bibliotekaria dhe një me kritikë letrare.

Është anëtar i PEN-t në Kosovë dhe Klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” në Gjakovë.