Një pikturë me portret e Oprah Winfrey, së fundmi është zbuluar në Washington DC. Bazohet në simbolet e përdorura të Mjeshtrit të Vjetër dhe lë të kuptohet origjina e papritur e ngjyrës vjollcë, shkruan BBC, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Portreti i Winfrey u zbulua në Galerinë Kombëtare të Portreteve, nga artisti Shawn Michael Warren.
Është vlerësuar se ky portret flet shumë, me lehtësi, dhe jep mesazhe për audiencën.
Piktura, e ka kapur Winfreyn në një moment shumë të bukur derisa ajo përshkon një kopsht me gjelbërim, derisa në sy bie fustani i saj ngjyrë vjollcë – e sigurisht, edhe buzëqeshja e saj me një gëzim spontan.
“Ngjyra vjollcë” tha Winfrey, “për mua është thelbi i asaj që përfaqëson Zoti, ndërlikimet e bërjes së ngjyrës vjollcë dhe thjeshtësia e saj”.
Ngjyra vjollcë, dikush ishte rezervuar për të zbukuruar familjen mbretërore. E distiluar që nga lashtësia, nga sekrecionet e mukusit nga kërmijtë e detit, origjina e ngjyrës vjollcë gjithmonë ka qenë në kundërshtim me realitetin e thjeshtë.
Oprah në këtë pikturë, portretizohet duke mbajtur një degë të gjatë ulliri, një simbol shekullor i paqes që përsëritet në historinë e artit nga fragmentet e afreskeve të lashta egjiptiane te pëllumbi i paqes i Pikasos. /Reporteri.net/.