×
  • Lajme
  • Raporto
  • Art/Kulturë

    Dy filma nga Kosova në garë për çmimin kryesor të Festivalit të Filmit në Sarajevë

    Reporteri
    23 Korrik 2026 | 15:11

    Dy filma kosovarë, “Dua”, me skenar dhe regji të Blerta Bashollit dhe “Shame and Money”, me skenar dhe regji të Visar Morinës, do të garojnë për çmimin kryesor “Zemra e Sarajevës”, të Festivalit të Filmit në Sarajevë (Sarajevo Film Festival – SFF) në Bosnje dhe Hercegovinë për vitin 2026.

    Qendra Kinematografike e Kosovës ka njoftuar se të dy filmat, ”Dua” dhe “Shame and Money”, do të garojnë në kategorinë e kryesore të festivalit (Main Competition).

    Për të dy filmat, sipas QKK-së, do të ketë premiera rajonale në këtë edicion të festivalit.

    Pas premierës së tij botërore në La Semaine de la Critique në Festivalin e Filmit në Cannes, ‘DUA’ vazhdon rrugëtimin e tij festivalor me përzgjedhjen në garën kryesore të një prej festivaleve më të rëndësishme të filmit në Evropën Juglindore”, thuhet në njoftimin e QKK-së për filmin “Dua’ në Facebook.

    Jemi të lumtur të ndajmë lajmin se filmi ‘Shame and Money’, me skenar dhe regji nga Visar Morina, do të ketë premierën rajonale në garën kryesore (Main Competition) të Sarajevo Film Festival”, thuhet në njoftimin tjetër të QKK-së.

    Filmi ‘Dua” ndjek historinë e një adoleshenteje në kërkim të identitetit në një periudhë të ndërlikuar politike, në Kosovën e viteve 1990/99, ndërsa filmi “Shame and Money” rrëfen për një familje e cila pas zhvendosjes në kryeqytet përballet me vështirësi për të siguruar një vend të dinjitetshëm në një shoqëri hiperkapitaliste.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!