×
Art/Kulturë

Dy filma të rinj të “Lord of the Rings”

Reporteri
09 Maj 2024 | 16:33

Ekipi fitues i çmimit “Oscar” që realizoi trilogjitë e filmave “Lord of the Rings” dhe “The Hobbit”, është bashkuar për të realizuar dy filma të rinj, raporton CNN.

Projekti i parë nga Sir Peter Jackson, Fran Walsh dhe Philippa Boyens pritet të titullohen “Lord of the Rings: The Hunt for Gollum”. Regjinë e këtij filmi do ta bëjë Andy Serkis, i cili ka luajtur rolin e Gollumit.

Walsh dhe Boyens janë angazhuar për të shkruar skenarin, bashkë me Phoebe Gittins dhe Arty Papageorgiou, përcjell gazeta online Reporteri.net.

“Ka ardhur koha që t’i kthehemi edhe një herë aventurës në të panjohurën me miqtë e mi, të jashtëzakonshmit dhe të pakrahasueshmit gardianët e Tokës së Mesme, Peter, Fran dhe Philippa”, ka thënë aktori dhe regjisori britanik, Serkis.

Filmat do të publikohen për studion filmike “Warner Bros. Pictures” dhe “New Line Cinema”.

Jackson bëri histori me trilogjinë “Lord of the Rings”, duke u bërë personi i parë që bën regjinë e tre filmave në të njëjtën kohë.

“Fellowship of the Ring”, “The Two Towers”, dhe “The Return of the King” ishin nominuar për disa çmime përfshirë “Oscarin”, “Globin e Artë” dhe “BAFTA”-n.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!