×
Art/Kulturë

Festivali i Këngës së RTK-së mbahet për tri netë Live në Prishtinë, performojnë 18 artistë

Reporteri
23 Tetor 2023 | 12:07

Edicioni i parë i “Festivalit të Këngës së RTK-së”, do të mbahet për herë të parë në Prishtinë. Ky Festival është bërë i mundur falë një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Radio Televizionin e Kosovës.

Në skenën e festivalit do të performojnë 18 artistë të rinj dhe me karrierë, këngë të përzgjedhura nga juria, të vlerësuara për diversitetin e zhanreve të tyre.

Orkestra që do të jetë me afër 50 persona, do të përbëhet nga instrumentistët më të mirë në Kosovë.

Tri netët Live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 dhe 28 tetor./EO

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!