Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka njoftuar se ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma e vjetër”, një investim në vlerë mbi 500 mijë euro, përcjell Reporteri.net.
Përmes një shkrimi në Facebook, thotë ai, krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, ndërhyrja do t’i shërbejë edhe funksionalizimit në dobi publike.
“Pas restaurimit, ndërtesa do të akomodojë institucionin e Arkivit ndër-komunal të Prizrenit, duke krijuar kushte të përshtatshme për ruajtjen e materialit arkivor”, shkroi ministri Çeku.