Filmi “Shame and Money” është shpërblyer me çmim në “Sundance Film Festival”.

Me regji të Visar Morinës, i cili po ashtu është edhe bashkeskenarist me Doruntina Bashën, ky film është shpërblyer në festivalin e Sundance, në kategorinë World Cinema Dramatic Competition Awards, me The World Cinema Grand Jury Prize.

Për këtë ka njoftuar edhe faqja zyrtare e festivalit.

Reklamë

Shame and Money është një prodhim i Vicky Bane dhe Schuldenberg Films (Gjermani), bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova (Kosovë), Vertigo Ljubljana (Slloveni), On Film Production (Shqipëri), List Production (Maqedoni e Veriut) dhe Quetzalcoatl (Belgjikë).