Shkrimtari franko-algjerian Kamel Daoud, ka marrë çmimin më të lartë letrar të vendit Goncourt, për romanin e tij “Houris” fokusuar në luftën civile të Algjerisë mes qeverisë dhe stabilimentit islamik në vitet 199.
Juria pati nevojë për vetëm një raund votimi për të dhënë çmimin prestigjioz për Daoud për romanin “Houris”, mbi atë që njihet tashmë si “dekada e zezë’ e Algjerisë, shkruan rrjeti francez AFP.
Daoud ishte bërë i njohur që në vitin 2013 me romanin debutues “Investigimi Meursault ” – një ritregim i librit të Albert Camus’ “I Huaji”, në një këndvështrim tjetër – me të cilin kishte fituar në kategorinë e romaneve debutuese në Goncourt.
Shkrimtari ka punuar si gazetar dhe opinionist por shpesh ka shkaktuar trazira me analizat e tij të shoqërisë së Algjerisë dhe të vendeve të tjera arabe.
Në vitin 2016 – pas një sulmi masiv seksual të emigrantëve ndaj vajzave në Koln të Gjermanisë, në vend që të evidentonte sjelljen kriminale apo dëmin ndaj viktimave, ai shkroi artikullin me titull “Mjerimi seksual i botës arabe”, i cili u botua nga New York Times.
Çmimi prestigjioz Goncourt zakonisht sjell shitje të mëdha për autorët fitues dhe gjithashtu të ardhura në mijëra dollarë.
Rivali kryesor i sivjetshëm i Daoud ishte Gael Faye, i lindur në Ruanda, gjithashtu muzikant, romani i të cilit “Jacaranda” trajtonte rindërtimin e Ruandas pas gjenocidit të vitit.
Ky i fundit mori sot çmimin letrar Renaudot, një tjetër vlerësim i lakmuar në sezonin e kompeticioneve letrare në Francë, shkruan AFP.