×
Art/Kulturë / Kinematografi

“Golden Globes” 2024: Filmi “Oppenheimer” fituesi më i madh

Reporteri
08 Janar 2024 | 11:21

Filmi “Oppenheimer” ishte fituesi më i madh i çmimeve të Globit të Artë të dielën mbrëma, duke i fituar pesë sosh, përfshirë çmimin kryesor.

Cillian Murphy dhe Robert Downey Jr u shpërblyen për paraqitjet e tyre në aktrim, si aktori më i mirë dhe aktori më i mirë në rol dytësor, përkatësisht.

Ndërsa, Christopher Nolan e fitoi çmimin regjisori më i mirë për dramën më të mirë “Oppenheimer”. “Succession” fitoi më së shumti çmime në kategoritë televizive, pas sezonit të katërt dhe përfundimtar.

Filmi “Poor Things” nga Yorgos Lanthimos shkaktoi befasi, duke e mposhtur filmin “Barbie” për komedinë më të mirë, apo filmin më të mirë muzikor. Por, “Barbie”, e regjisores Greta Gerwing, e fitoi çmimin për arritje kinematografike dhe për përfitimet më të mëdha, pasi realizoi 1.4 miliard dollarë të hyra në gjithë botën.

Çmimet në Golden Globes 2024: 

Filmi “Oppenheimer” mori pesë çmime duke përfshirë çmimet “Best Motion Picture” dhe “Drama” më e mirë.

Projekti filmik “Succesion” mori katër çmime si seriali më i mirë televiziv e drama më e mirë serike.

Tjetri projekt filmik që mori tri çmime ishte “The Bear” duke përfshirë çmimin si seriali më e mirë televiziv i zhanrit muzikal e komedi.

Filmi më i përfolur i vitit “Barbie” që ishte i nominuar për nëntë kategori mori vetëm dy çmime për arritjen që shënoi në arkat filmike dhe çmimin “Cinematic”.

Filmi tjetër që fitoi dy çmime ishte edhe “Killers of The Flower Moon” i Martin Scorcese. Aktorja protagoniste në këtë film, Lily Gladstone, mori çmimin si aktorja më e mirë.

Aktori Paul Giamatti fitoi çmimin e performancës më të mirë, në zhanrin muzikal e komedi për rolin e tij si Paul Hunham në filmin “The Holdovers”.

Aktorja Sarah Snook u shpërblye si aktorja më e mirë në seriale televizive për rolin e saj si Shiv Roy në serialin “Succession”.

Kënga e kënduar nga Billie Eilish për filmin “Barbie”, “What Was I made for”, fitoi si kënga më e mirë origjinale.

Aktori Cillian Murphy fitoi çmimin për performancën më të mirë nga një aktor në një film të zhanrit dramë për rolin e tij si J. Robert Oppenheimer në filmin “Oppenheimer”.

Emma Stone fitoi për performancën më të mirë në një film, muzikal apo komedi për rolin e saj si Bella Baxter në filmin “Poor Things”.

Christopher Nolan fitoi çmimin si regjisori më i mirë në “Motion Picture” për filmin “Oppenheimer”.

Ricky Gervais fiton performancën më të mirë për “Stand Up” komedinë “Ricky Gervais: Armageddon”.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!