Lista e ngushtë e çmimit Booker 2024 është shpallur, me numrin më të madh të grave përfaqësuara në 55 vitet e historisë së saj. Pesë nga gjashtë autorët në listë janë gra, me autorë nga pesë vende të ndryshme, përfshirë Holandën për herë të parë. Lista përfshin fituesen e mëparshme të Çmimit të Grave, Anne Michaels, shkrimtarin amerikan Percival Everett dhe autoren britanike Samantha Harvey. Çdo autor në listën e ngushtë merr 2,500 funte , ndërsa, fituesi i shpallur me 12 nëntor, do të fitojë 50,000 funte, shkruan BBC, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.
Çmimi prestigjoz është i hapur për veprat e fiksionit të shkruara në anglisht nga autorë nga çdo vend në botë dhe të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar ose Irlandë.
Lista e ngushtë e plotë:
James – Percival Everett (SHBA)
Orbital – Samantha Harvey (Mbretëria e Bashkuar)
Creation Lake – Rachel Kushner (SHBA)
Held – Anne Michaels (Kanada)
The Safekeep – Yael van der Wouden (Holandë)
Stone Yard Devotion – Charlotte Wood (Australi)
Dy nga romancierët, Percival Everett dhe Rachel Kushner, kanë qenë më parë në listën e ngushtë për çmimin.
James Everett është një ri-tregim i The Adventures of Hucklerberry Finn nga Mark Twain, shkruar nga prespketiva e skallvit në arrati, Jim. Creation Lake i Kushner është një thriller spiunazh që tegon një grua amerikane që infiltron një kolektiv radikal anarkist në një zone rurale të Francës.
Edmund de Waal, kryetar i jurisë, vlerësoi gjashtë romanet në listën e ngushtë dhe tha: ‘’Kopjet e mia të këtyre romaneve janë të shënuara, të shkruara. Janë mbajtur kudo- padyshim masa e nevojshme e një romani shumë të mire’’. Ai shtoi se të gjithë janë libra që na bënë të dëshirojmë të lexojmë, të telefononim miqtë, dhe t’u flisnim për ta, romane që na frymëzojnë të shkruajmë, të kompzojmë muzikë. Këtu është një rrëfim në të cilin njerëzit përballen me botën në tërë pasigurinë dhe kompleksitetin e saj’’.
Orbital, nga Samantha Harvey, shqyrton botën nga një këndvështrim tjetër, ndërsa, romani i saj ndjek një ekip astronautësh në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Lista e ngushtë përmban një roman debutues- The Safekeep nga Yae van der Wouden. Historia e dashurisë queer është e vendosur në Holandën post-naziste dhe tregon jetën e një gruaje të vetmuar që përballet me ndryshime kur ka një mysafir në shtëpinë e saj në fshat.
Një tjetër roman që eksploron miqësitë femërore është Stone Yard Devotion. Romani i Charlotte Woods flet për një grua të moshës së mesme që tërhiqet nga bota për të jetuar në një manastir në New South Wales. Woods tha se u ‘’rrit nga elemente të jetës dhe fëmijërisë sime që bashkohen me një histori krejtësisht të shpikur për një komunitet të mbyllur fetar’’.
Është hera e parë që 10 vjet që një romancier australian ka arritur në listën e ngushtë Held, që është romani i tretë i Anna Michaels, që është një histori familjare shqyrton kujtimet e katër brezave. Juria vlerësoi temat e mëdha të ‘’pasigurisë të së kaluarës dhe kujtesës’’.
Një nga antarët e jurisë, romancieria Sara Collins, foli për faktin që pesë gra ishin të njohura. ‘’Ishte një surprize e vërtetë për ne. Ne u përgaditëm listën e ngushtë, u ulum dhe e shqyrtuam grumbullimin dhe dikush tha: ‘’Ah aty janë pesë gra’’. ‘’Ajo shtoi: ‘’Këta libra u ngjitën në krye për merita, janë libra të jashtëzakonshëm, befasues, dhe emocional, për t’u realizuar. Përvoja ime si shkrimtare është se botimi … është i dominuar në nivele të caktuara nga gratë për njohje letrare … ende duket se është e rezervuar për burrat’’.
Ata përzgjodhën gjashtë të fundit nga 13 tituj të gjatë të njohur si Booker dozen- që ishin zgjedhur nga 156 të publikuar nga tetori 2023 deri në shtator 2024.
Paneli i juries përfshinë gjithashtu redaktorën e romanëve- trillim të The Guardian, Justine Jordan, shkrimtaren Yiyun Li, dhe muzikantin Nitin Sawhney.
Vitin e kaluar, Çmimi Booker iu dha Paul Lynch nga Irlanda për Prophet Song, një vision distropik i Irlandës nën influencën e totalitarizmit.