×
Art/Kulturë

Hapet konkursi “Colours of Albanians”, edhe ju mund të promovoni bukuritë shqiptare nëpër botë

Reporteri
02 Dhjetor 2021 | 14:41

Kosova dhe Shqipëria janë bërë bashkë si asnjëherë më parë, në një aktivitet të rëndësishëm kulturor, që synon promovimin e bukurive shqiptare kudo nëpër botë.

‘Colours of Albanians’ ose ‘Ngjyrat e Shqiptarëve”, është një konkurs fotografik, që është hapur me 26 nëntor në Shqipëri dhe do të finalizohet me 17 shkurt në Kosovë.

Ky konkurs synon promovimin e ngjyrave të shqiptarëve, bukurive natyrore, traditave, arkitekturës trashëgimisë, dhe çdo gjë tjetër që gëzojnë shqiptarët.

 

 

Konkursi i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës dhe Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, u mundëson pjesëmarrjen të gjithë qytetarëve pa dallim, kujtdo që realizon fotografi që përfaqësojnë bukurit shqiptare. Dhe jo vetëm kaq, një hapësirë e veçantë në këtë konkurs i është rezervuar edhe diasporës shqiptare.

Edhe ata që jetojnë nëpër botë, por bëjnë fotografi, ose kanë bërë fotografi a video nga vende të ndryshme në Kosovë a Shqipëri, kanë të drejtë aplikimi.

Pjesëmarrja është fare e thjeshtë.

 

 

Çdokush, ftohet të fotografojë a xhiroj një moment nga jeta e përditshme, nga udhëtimet, një moment nga jeta personale si banor apo vizitor në Kosovë dhe Shqipëri dhe ta postojë këtë foto/ video në instagram duke përdorur hashtagun #ColoursofAlbanians2022 dhe tag @ColoursofAlbanians.

Kështu ju automatikisht jeni pjesë e konkursit.
Çmimet që do të ndahen për aplikuesit janë:
Çmimi i parë
Çmimi i dytë
Çmimi i tretë
Video më e mirë
Çmimi për Diasporën

Koleksioni i fotove dhe videove në mbyllje të konkursit i kalon jurisë të përbërë nga shtatë personalitete të njohura të artit e të fotografisë nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora të cilët zgjedhin 50 fotot e videot më të mira të vitit 2022 dhe shpallin 6 fotot dhe videon fituese në një ceremoni përmbyllëse.

Këto foto më pas botohen në një album i cili shpërndahet në të gjithë botën nëpërmjet përfaqësive diplomatike të shërbimit të jashtëm të Shqipërisë dhe Kosovës.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!