Ka filluar seminari i 39-të ndërkombëtarë në fushën e albanologjisë në bibliotekën e Universitetit të Prishtinës.
Ky organizim bashkoi Universitetin e Prishtinës dhe atë të Tiranës, duke pasur një numër të gjerë të pjesëmarrësve të studiuesve vendor dhe ndërkombëtarë. Ky program do të mbahet deri me datën 3 shtator,dhe ka për qëllim të ngritë nivelin e studimit në fushën e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.
Të pranishëm në këtë hapje nga Qeveria e Kosovës ishin Kryeministri Albin Kurti, Ministri i MKRS, Hajrulla Çeku, Zëvendësministrja e MASHTI, Edona Maloku, dhe këshilltari në MKRS, Liburn Jupolli. Organizatorë dhe pjesëmarrës ishin po ashtu akademikë të shumtë si z. Naser Sahiti, Rektor i Universitetit të Prishtinës, Lindita Rugova, Dekane e Fakultetit të Filologjisë, Sabri Laçi, dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës, Shkumbin Munishi, drejtor i Seminarit, Dhurata Shehri, bashkëdrejtore e Seminarit dhe Mehmet Kraja, kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 në kuadër të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
Seminari tashmë ka një zë të fuqishëm në rrafshin e punimeve shkencore dhe është një platformë e bashkëpunimit në mes të studiuesve të gjuhës dhe letërsisë shqipe nga mbarë bota.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.