Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, do të performojë në Rahovec, në Hardh Fest 2022!
Gardalin Shtavica, drejtor artistik i festivalit “Hardh Fest” tha se këtë edicion do të prezantohen shumë këngëtarë të huaj dhe vendas, e në mesin e tyre do të jetë edhe Winger.
Ai tha se ky festival si qëllim të vetin ka promovimin e vreshtarisë, verërave dhe trashëgimisë kulturore të Rahovecit dhe më gjerë.
Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partneri Festivalit Stone Castle vineyards and Winery dhe Sponsor Gjeneral BPB!