×
  • Show Time
  • Raporto
  • Art/Kulturë

    Hollywood zgjodhi Shqipërinë: Sekreti i “The Odyssey” që pak e dinë

    Reporteri
    24 Korrik 2026 | 15:49

    Kur çdo kinema, rrjet social e platformë kritike për filma është duke folur për The Odyssey, shumë njerëzve u ka ikur një fakt mjaft interesant që ia vlen të përmendet: ndonëse pamjet për filmin janë xhiruar në Marok, Itali e Greqi, tingujt janë marrë edhe nga Shqipëria e Jugut.

    Si kështu?

    Gjithçka vjen nga kompozitori Ludwig Göransson, i cili personalisht udhëtoi në rajon dhe regjistroi iso-polifoninë shqiptare dhe fyelltë e barinjve vendas.

    Kështu, kombinimi ideal i tingujve të Shqipërisë së Jugut me eposin gati 3000-vjeçar të Homerit e shndërroi The Odyssey në një nga filmat më të shumëpritur në mbarë botën – e krejt kjo duke përdorur një traditë këndimi që vazhdon të jetojë në Shqipëri edhe në ditët e sotme.

    Gjithçka filloi kur Göransson kërkonte një tingull që dilte jashtë kolonave zanore tipike të Hollywood-it – në kërkim të një muzike të ashpër, njerëzore dhe të lidhur ngushtë me peizazhin mbresëlënës. Ky kërkim e çoi për një javë në Shqipërinë e Jugut, në tokën ku bashkohen deti, mali dhe muzika tradicionale shekullore.

    Dhe më e mira e kësaj historie është se gjithçka vinte nga përditshmëria e muzikantëve vendas, duke u dhënë regjistrimeve atë natyrshmëri që Göransson e kërkonte për filmin e regjisorit me famë botërore, Christopher Nolan.

    Por, siç shkruan Themenblick, përpjekja e jashtëzakonshme nuk u kufizua vetëm te muzika. Göransson e përshkroi projektin si një sfidë të madhe, duke punuar me rreth 640 kilometra material filmik për një film që zgjat pothuajse tre orë.

    Çfarë është iso-polifonia shqiptare dhe pse Shqipëria i përshtatet botës së Homerit?

    Në iso-polifoninë shqiptare, këngëtarët ia nisin këngës, ndërsa një grup në sfond mban një tingull bazë të zgjatur, i njohur si iso. Zërat hyjnë njëri pas tjetrit dhe në fund bashkohen në një strukturë zanore të dendur. Kjo traditë është kryesisht e njohur në Shqipërinë e Jugut dhe është pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s që nga viti 2008.

    E pikërisht për shkak të historisë dhe lashtësisë së saj si traditë, Nolan dhe Göransson e panë Shqipërinë dhe këtë muzikë si zgjedhjen ideale për t’ua përshtatur pamjeve antike një tingull po aq antik. /Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!