×
Art/Kulturë

Homazhe në teatrin “Migjeni” në nderim të “Mjeshtrit të Madh” të humorit, Zef Deda

Reporteri
25 Nëntor 2023 | 13:15

Në Shkodër, në hollin e Teatrit “Migjeni”, u zhvilluan homazhet në nderim të “Mjeshtrit të Madh” të humorit, Zef Deda, i cili ndërroi jetë dje nga një sëmundje e rëndë.

Familja e tij, bashkëshortja, djemtë me familjet e tyre, kanë presur ngushëllimet dhe në krah të tyre gjenden edhe të gjithë aktorët e këtij teatri, kolegët ndër vite të Zef Dedës, emra të mëdhenj ndër ta, të konsideruar po aq të afërt dhe të dashur për të njesoj si familja.

Zef Deda është një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Çarli Çaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër, më 27 korrik 1950. Është shkolluar në qytetin e tij të lindjes dhe në Politeknikumin e ndërtimit në Tiranë. Filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Ka punuar për më shumë se 40 vite në teatrin “Migjeni” të Shkodrës.

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyër psiko-fizike, ai arriti të realizojë qindra figura artistike, prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran. Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh për shkak të emigrimit jashtë atdheut, ai u kthye në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit, të cilin e vazhdoi me shumë sukses.

Zef Deda u martua me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2” etj..

Talenti i tij spikati që në moshë të vogël. Një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, humoristi Zef Deda është cilësuar edhe si Çarlie Çaplin i Shqipërisë. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai realizoi qindra figura artistike.

Pas një shkëputjeje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. I paharruar do të mbetet në kujtesën e shkodranëve dhe gjithë shqiptarëve për humorin, batutat dhe karakteret që solli me mjeshtri.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!