×
Art/Kulturë / Shkrimtari norvegjez

Jon Fosse e fiton Çmimin Nobel për Letërsi

Reporteri
05 Tetor 2023 | 13:17

Shkrimtari norvegjez, Jan Fosse e ka fituar Çmimin Nobel për Letërsi këtë vit, transmeton Reporteri.net.

Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2023 i jepet autorit norvegjez Jon Fosse “për dramat dhe prozën e tij novatore që i japin zë të pathënës”.

Jon Fosse lindi në vitin 1959 në Haugesund në bregun perëndimor të Norvegjisë.

Ai është sot një nga dramaturgët më të interpretuar në botë, ai është bërë gjithnjë e më i njohur edhe për prozën e tij. Romani i tij debutues “Raudt, svart” (1983), sa rebel aq edhe i papërpunuar emocionalisht, hapi temën e vetëvrasjes dhe, në shumë mënyra, i dha tonin punës së tij të mëvonshme.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!