×
Art/Kulturë

KEDS-i ia ndal rrymën teatrit fiks në kohën kur kishte shfaqje, anulohet

Reporteri
22 Dhjetor 2021 | 22:32

Aktori, Kushtrim Sheremeti, ka njoftuar është ndalur rryma në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në mes të shfaqjes.

Pasi që thotë se gjeneratori nuk punon që 2-3 vjet, ai bën të ditur se është anuluar krejtësisht shfaqje, ndonëse në sallë ka pasur numër të madh të shikuesve.

“KEDS e ndal rrymën fiks në ora 20:00 në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Teatrit Kombëtar nuk i punon gjeneratori që 2-3 vjet dhe si pasojë anulohet shfaqja Lela & Co, ndërsa salla ishte plot me publik”, shkroi ai në Twitter.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!