Novelisti tanzanian Abdulrazak Gurnah ka fituar Nobelin për Letërsi 2021.


Çmimi iu dha për “depërtimin e tij të pakompromis dhe të dhembshur në efektet e kolonializmit dhe fatin e refugjatit në hendekun midis kulturave dhe kontinenteve”.

Reklamë

I lindur në Zanzibar më 1948, Gurnah kishte arritur në Angli si refugjat në vitet e gjashtëdhjeta. Ai është autor i dhjetë romaneve dhe i disa rrëfimeve të shkurtra. Ai ka qenë profesor i Letërsive Angleze dhe Paskoloniale në Universitetin e Kentit, deri para pensionimit.

Ky njëherit është edhe çmimi i parë ‘Nobel’ për letërsi që i jepet një shkrimtari nga Tanzania.

Reklamë