×
Art/Kulturë / Nata e yjeve

Lufta, paqja dhe piedestali për regjisorin Nolan në ceremoninë “Oscars”

Reporteri
11 Mars 2024 | 22:37

Kishte biseda për luftën, konfliktet e së kaluarës dhe këto të së tashmes. Kishte edhe thirrje për paqe. Rroku vëmendje edhe vdekja e opozitarit rus Alexei Navalny. Jashtë teatrit Dolby me protesta bëhej thirrje për armëpushim në Gaza. Dhe kishte thirrje politike në vitin e zgjedhjeve nga nikoqiri i mbrëmjes Jimmy Kimmel.

Mirëpo ceremonia e ndarjes së çmimeve “Oscar” është gjithmonë e përzier me gjendje dhe tone të ndryshme. Madje edhe në natën kur akademia e kurorëzoi me çmimin kryesor filmin për bombën atomike, kishte edhe momente budallallëku kur Ryan Gosling u ngjit në skenë për të kënduar “I’m Just Ken” nga filmi “Barbie”, duke mahnitur të gjithë, shkruan “Associated Press”.

Mbrëmja nuk i takoi “Barbiet”, por partnerit në fenomenin kulturor të njohur si “Barbenheimer”. Filmi “Oppenheimer” i regjisorit Christopher Nolanit fitoi shtatë çmime “Oscar” dhe e çimentoi vendin e Nolanit në historinë e Hollywoodit.

Suksesi i filmit përfshiu edhe fitoren e shumëpritur për bashkëpunëtorët e Nolanit, aktorin Cillian Murphy, i cili fitoi çmimin për Aktorin më të mirë, dhe fitorja emocionale e Robert Downey Jr.

Këto çmime ishin të pritura, mirëpo kishte aso që befasuan. Në garën e ngushtë, Emma Stone fitoi “Oscar”-in e dytë në karrierë me paraqitjen e saj në filmin “Poor Things”. Qe fitore që ia mohoi Lily Gladstone mundësinë që të bënte historinë si indigjenia e parë amerikane që fiton “Oscar”.

 

 

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!