×
Art/Kulturë

Më 5 qershor hapet panairi i librit në Prishtinë

Reporteri
22 Maj 2024 | 19:56

Shoqata e Botuesve të Kosovës ka njoftuar se nga 5 qershori do të happen dyert e panariti të 24-të të librit “Prishtina 2024”.

“Kemi filluar tashmë numërimin mbrapsht deri në ditën kur të gjithë pasionantët e librit takohen në kryengjarjen e fushës së librit: Më 5 qershor, çel dyert Panairi i 24-të i Librit “Prishtina 2024”!!!”, thuhej në njoftim.

Me moton “Përgjigjja është libri” vjen edicioni i 24-të i Panairit të Librit, organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, me ndihmën dhe bashkëpunimin e vyer nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë.

Ceremonia e hapjes do të bëhet më 5 qershor në orën 12.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-21:00. Panairi do të mbyllet më 9 qershor në orën 19:00.

Marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora.

Numri i titujve të rinj – rreth 2000. Numri i titujve të viteve të fundit – rreth 6000.

Përvjetorët që shënohen në Panairin e 24-të të librit janë:

– 100-vjetori i lindjes së At Zef Pllumit

– 100-vjetori i vdekjes së Franz Kafkas

Mbi 40 aktivitete, promovime, autorë të pranishëm në panair, ku spikasin:

– I ftuari i nderit shkrimtari francez Éric Faye, fitues i Çmimit të Madh për roman të Akademisë Franceze dhe i Çmimit Deux-Margots

– Botimi dhe promovimi i vëllimit testament të Rexhep Qosjes, po ashtu i ftuar i nderit

Panairin pritet ta vizitojnë rreth 40000 vizitorë: studentë, nxënës të shkollave të mesme dhe fillore të Kosovës, qytetarë dhe personalitete të shquara nga jeta akademike, letrare, politike e intelektuale e Kosovës. Ky panair përkon edhe me përvjetorë të rëndësishëm që do të shënohen me aktivitete, përkujtime e debate.

Do të jenë të pranishëm shkrimtarë ndërkombëtarë e kombëtarë, profesionistë të librit, botues, përkthyes e librarë.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!